Kjo 11-she e futbollistëve është e lirë në verë

28 mars 2020 | 19:33

“Mirror Sport” ka krijuar një formacion 4-3-3 me një skuadër të përbërë nga 11 lojtarë të talentuar, kontratat e të cilëve me skuadrat aktuale përfundojnë brenda pak muajsh.

11-shja evropiane e përzgjedhur nga portali anglez përbëhet nga futbollistë shumë të njohur por jo vetëm, të cilët do të kenë mundësi të transferohen me parametra zero në verë.

Kështu, në portë është përzgjedhur argjentinasi i Nices, Walter Benitez (27), ndërsa në mbrojtje janë përzgjedhur tre lojtarë të PSG-së, belgu Tomas Meunier (28), si dhe francezët Tangi Kousi (17) e Lajvin Kurzua  (27). Mbrojtja mbyllet me futbollistin e Atalantës,  argjentinasin Jose Luis Palomino (30).

Ndërkohë mesfusha përbëhet nga futbollisti i Bajern Leverkusenit, kiliani Çarles Aranguiz (30), gjermani i Freiburgut Janik Haberer (25), dhe italiani i Milanit, Xhakomo Bonaventura.

Ndërsa sulmi i është besuar belgut të Napolit Dris Mertens, uruguaianit të PSG-së Edinson Kavanit dhe gjermanit të Dortmundit, Mario Gëce.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Trepçës ‘89, Abedin Zeka, ka dalë në përkrahje…