Kjo është agjenda për 6 dhe 7 mars për 21-vjetorin e ‘Epopesë së UÇK-së’

05 mars 2019 | 18:23

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka publikuar agjendën e aktiviteteve që të do të mbahen me 6 dhe 7 mars në kuadër të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”

Jashari ka treguar se nesër dhe pasnesër përveç homazheve tek varrezat dhe kompleksi memorial në Prekaz do të mbahen edhe aktivitete të tjera në nderim të sakrificës së familjes Jashari.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Skenderajt,

Më poshtë gjeni agjendën zyrtare për datat 6 dhe 7 mars, në kuadër të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”:

Më 6 mars

09:00 –Homazhe pran Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Shesh, pastaj homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

12:00 – Program artistik i nxënësve të shkollave në Skenderaj, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”

13:15 – Promovimi i librit të autorit Nuhi Bytyqi, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”

13:45 – Seancë solemne në sallën e Asamblesë Komunale

18:00 – Akademi Përkujtimore, kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë

Më datë 7 mars

17:45 – Manifestimi qendror “Nata e zjarreve”, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ku do të ndizen flakadanët

18:00 – Programi kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së…