Kjo është cilësia e ajrit në qendër të Prishtinës

10 nëntor 2019 | 23:33

Ndotja e ajrit është problem me të cilin kryeqytetasit po përballen tash e sa vite, pa mundur të gjendet një zgjidhje.

Kohë më parë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s, “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, janë vendosur monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë: në sheshin “Nënë Tereza”, afër MASHT-it, tek ish-Rilindja dhe përballë katedrales “Nënë Tereza”.

Monitorët do t’i ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit në kohë reale.  Njëri nga këta monitorë të vendosur në qendër të qytetit sonte tregon se gjendja aktuale e cilësisë së ajrit në ora 22.04 minuta është e ndotur.

Ndryshe, shkaktarët e ndotjes së ajrit përmenden të jenë veturat e shumta që qarkullojnë në qytet, ndërtimet e shumta, mungesa e hapësirave të gjelbra, ngrohja me qymyr, por edhe të tjera./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Samitit të Ohrit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në…