Kjo është çmimorja e re e Pishinës së Gërmisë

02 korrik 2023 | 17:43

Gjatë ditës së enjte më 29 qershor është hapur edhe zyrtarisht Pishina e Gërmisë.

Ndërsa, tashmë janë publikuar edhe çmimorja. Sipas çmimores së publikuar, hyrja për fëmijët është 2 euro ndërsa për të rriturit është 4 euro.

Ky çmim ndryshon gjatë ditëve të vikendit pasi që pagesa për të rriturit është 5 euro. Sipas njoftimit çmimi për biletën mujore është 50 euro.

Pishina e Gërmisë njofton po ashtu se ndalohet hyrja për fëmijët nën moshën 16 vjeçare pa shoqërimin e prindërve e po ashtu ndalohet të merren pije e ushqim me vete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se partia e tij…