Kjo është renditja e re në tabelën e Serie A, pas dënimit ndaj Juventusit

22 maj 2023 | 21:15

Pasi një tjetër dënim iu shqiptua sot Juventusit, renditja në tabelën e Serie A sërish ka pësuar ndryshime.

Juventusi u dënua me minus dhjetë pikë, që nënkupton se skuadra nga Torino tani është jashtë top-katërshes, shkruan Gazeta Express.

Deri para dënimit, Juventusi renditej i dyti në tabelë me 69 pikë – kurse, tani është i shtati me 59.

Derisa skuadra e Max Allegrit do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera deri në fund të sezonit, plus këtë sonte ndaj Empolit, matematikisht ka gjasa ende për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Renditja momentale në Serie A është kjo:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24 vite më parë, forcat shtetërore serbe kryen Masakrën në…