Kjo është rroga e Rrahmanit me kontratën e re

12 maj 2023 | 16:38

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin.

Futbollisti kosovar pritet të nënshkruajë kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2027, me opsion vazhdimin për një vit tjetër.

Sipas mediumit “napolicalcio24.com”, qysh në prill ishte arritur marrëveshja për një rrogë e cila do të kalojë prej 1,2 milionë eurosh në vit në 2 milionë euro.

Pas suksesit në Serie A, ku napolitanët e siguruan titullin e kampionit, u konfirmua arritja e marrëveshjes, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

Rrahmani ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Luciano Spalletti në dy sezonet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germaini i ka harruar të gjitha hatër mbetjet me…