Kjo është shuma që Bayerni ofron për De Ligtin

05 korrik 2022 | 11:27

Matthijs de Ligt është i bindur, Bayern Munchen është skuadra e duhur për vazhdimin e karrierës së tij. Lajmet që vijnë nga Gjermania janë konkrete dhe klubi “bavarez” ka nisur kontaktet e para me Juventusin dhe agjentët e lojtarit holandez.

De Ligt ka folur me trajnerin Nagelsmann dhe me drejtorin sportiv Salihamidziq të cilët e kanë bindur të zgjedhë Bayernin para skuadrave të Premier Ligës. Problemi mbetet te shuma që kërkon Juventusi dhe që Bayerni për momentin nuk është i gatshëm ta paguajë.

Klauzola e lirimit të de Ligt është më shumë se 100 milionë euro, por klubi bavarez ka vendosur të ofrojë 60 milionë. Chelsea ofron pak më shumë se Bayerni, por lojtari preferon kalimin në Gjermani, një detaj që është i rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk…