Kjo gjinekologe shqiptare shpallet ‘Mjeku më e mirë në gjithë Slloveninë’

28 shtator 2020 | 22:58

Doktoresha e Gjinekologjisë nga Gostivari Hatije Ismaili, të martën edhe zyrtarisht dekorohet nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”.

Kjo falë numrit të lartë të pikëve të arritura, e që vulosin suksesin e saj në punë. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë, shkruan tetovasot.

Përndryshe, Hatije Ismaili u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali dhe dy vitet e para të shkollës së mesme.

Më pas, u transferua në shkollën e mesme të medicinës në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë, në shkollën e mesme medicinale atje.

Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli e ka fituar derbin e Premier Ligës kundër Arsenalit,…