Liverpooli tregon forcën ndaj Arsenalit

28 shtator 2020 | 22:56

Liverpooli e ka fituar derbin e Premier Ligës kundër Arsenalit, me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2-1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Alexandre Lacazette, po kampionët e përmbysen rezultatin me golat  shënuara nga Sadio Mane dhe Andrew Robertson.

N pjesën e dytë Arsenali është përpjekur që ta barazojë rezultatin, por kampionët arritën të shënojnë edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje me anë të Diogo Jotas.

Shqiptari Granit Xhaka luajti një orë lojë, kurse me pas u zëvendësua me Daniel Ceballos.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë të ndalur paralajmërimet drejt Greqisë nga presidenti i…