Kjo lagje e kryeqytetit nesër do të ketë ndërprerje të rrymës dhe ujit

05 dhjetor 2021 | 10:50

Nesër (e hënë) në Prishtinë do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri më 15:00.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pika matëse: “DPR 90065707”- “KRU” Prishtina”,  lagjja “Sofalia”.

Pa furnizim me ujë të pijshëm mund të mbetet zona e njëjtë, në periudhën e njëjtë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompave  në “Sofali”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa sfida interesante na presin sot në top-5 ligat evropiane…