Kjo pritet të jetë e ardhmja e Mbappes 

11 janar 2022 | 10:33

Sulmuesi Kylian Mbappe ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij, derisa Real Madridi po bën gjithçka që ta bindë sulmuesin francez që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Gazeta franceze “Le Parisien” raporton se sulmuesi 22-vjeçar mund të befasojë me vendimin e tij dhe të rinovojë me PSG-në. Futbollisti i kombëtares franceze po e mendon mundësinë që të vazhdojë t’u përkushtohet gjigantëve francezë. Edhe pse Mbappe ka pasur dëshirë të hershme që ta veshë fanellën e Realit, ëndrra e tij mund të shtyhet për më vonë.

Mbappe ka realizuar 13 gola në 24 takime me parisienët në këtë sezon. Trajneri Carlo Ancelotti ka një projekt për rindërtimin e “galaktikave”, ku francezi do të ketë rol kryesor. Mosardhja e tij do të jetë një goditje e fortë për planet afatgjata të teknikut italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund të transferohet në Premier…