Kjo pritet të jetë skuadra e re e Januzajt

20 qershor 2019 | 21:48

Adnan Januzaj prej dy sezonesh aktivizohet tek Real Sociedad, por ky pritet të ketë qenë sezoni i fundit tek kjo skuadër.

Sipas asaj që shkruan “MundoDeportivo”, Sevilla është shumë e interesuar për të nënshkruar me shqiptarin. Klauzola e lojtarit është 60 milionë euro, por Sevilla pritet të fusë në marrëveshje Nolito për të cilin interesohet edhe Celta Vigo.

Januzaj pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Sevilles, Monki, i cili do të mundohet ta afrojë lojtarin në skuadrën e tij. Dëshira e 24-vjeçarit është të vazhdojë tek Real Sociedadi por një ofertë e mirë do të bënte që lojtari të ndërrojë mendje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,  ka njoftuar se sot, më…