Klina jep sqarim për rrugën e asfaltuar në territorin e Malishevës

10 shkurt 2020 | 19:40

Komuna e Klinës, pas publikimit të lajmit në media se ka asfaltuar rrugë në territor të komunës së Malishevës, ka dhënë një sqarim publik për opinion, në llogarinë e Komunës së Klinës në “Facebook”, duke thënë se, sipas vendimit për shpalljen e Malishevës komunë, territori i fshatit Stapanic, ku edhe është bërë rregullimi i asfaltit në disa segmente rrugore nga Komuna e Klinës, është ndarë në dy pjesë administrimi.

“Njëra pjesë është e administruar nga Komuna e Klinës dhe njëra pjesë nga Komuna e Malishevës. Rrjedhimisht, një pjesë e fshatit ku është bërë asfaltimi i segmenteve rrugore është në territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa banorët e kësaj lagje me dokumente të identitetit janë banorë të Komunës së Klinës, konkretisht fshatit Gllarevë, që është fshat i Komunës së Klinës”, është bërë me dije në sqarimin e Komunës së Klinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i…