Klinaku: Deputetët që shkelin ligje nuk e kanë vendin këtu

16 qershor 2022 | 10:10

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së), Faton Klinaku, ka paralajmëruar edhe protesta tjera.

“Lirisht mund t’ju them se secilën herë që këta (deputetët) do të kenë seanca, ne do të jemi këtu”.

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e radhës, duke nisur nga ora 10:00.

“Këta deputetë që shkelin ligje, që shkelin Kushtetutë, nuk e kanë vendin këtu”, ka thënë Klinaku, duke bërë thirrje për tërheqje të Projektligjit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë stacionuar përreth…