Klinika e Neurokirurgjisë ia heq pacientes tumorin që ia kishte verbuar syrin

29 nëntor 14:00

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK)  një pacienteje i është hequr me sukses tumori që ia kishte verbuar syrin.

“Pacientes K. R (1964 ),  i ishte verbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit. Tumori pacientes  i kishte verbuar syrin e djathtë. Pas përgatitjes pre-operatore,  me datë 21.11.2018, pacientja operohet në Klinikën e Neurokirurgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë Tu frontobasalis- Meningioma tubercullum sellae (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që është një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik”, ka njoftuar QKUK-ja.

Sipas këtij njoftimi, ky operacion ka zgjatur nëntë orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi.

“Pacientja post- operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT-ja e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale. Pacientja është hospitalizuar në klinikë,  pasi e njëjta ka pasur vështirësi në të pamundur dhe i  ishte  verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari. Në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është ‘malinj’. Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë”, është thënë në këtë njoftim.

QKUK-ja ka bërë me dije se vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60 000 deri në 80 000 euro.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dallas Mavericks ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur…