Dallasi fiton derbin ndaj Houstonit, Minnesota e fortë për San Antonion

29 nëntor 2018 | 13:49

Dallas Mavericks ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur në derbin teksan Houston Rockets me rezultatin 128-108.

Pavarësisht një paraqitjeje fenomenale nga James Harden, i cili realizoi një triple-double, me 25 pikë, 11 rebound dhe 17 asistime, Rockets zhgënjyen përsëri, duke marrë humbjen e 11-të në 20 ndeshje. Për Mavs, shkëlqeu i zakonshmi Luka Donqiq, me 20 pikë dhe 6 topa në tabelë. Edhe Milwaukee Bucks ka marrë suksesin e radhës, duke mposhtur me vështirësi 116-113 Chicago Bulls.

Giannis Antentokoumpo udhëhoqi të tijtë me 36 pikë, 11 topa në tabelë dhe 8 asistime, ndërkohë tek Chicago më të mirët ishin Zach LaVine dhe Jabari Parker, me të dy lojtarët që shënuan nga 24 pikë secili. Dominim i Minnesota Timberwolves ndaj San Antonio Spurs, me rezultatin final i cili u mbyll 89-128. Pas largimit të Jimmy Butler dhe ardhjes së Dario Saric e Robert Convigton, Minnesota duket se ka ndryshuar krejtësisht fytyrë. Ishte pikërisht Convigton lojtari më i mirë për Timberwolves në këtë takim, me 21 pikë dhe 9 topa në tabelë.

Tek Spurs, DeMar DeRozan dhe LaMarcus Aldrige nuk ishin në formën e tyre më të mirë, ku e mbyllën sfidën me nga 10 pikë secili. Fitore edhe për Portland Trail Blazers kundër Orlando Magic, me Damian Lillard i cili dukej në ditën e tij më të mirë. Organizatori i Portland, theu rekordin e skuadrës për sa i përket 3 pikëshave në një ndeshje, duke shënuar gjithsej 10 të tillë, dhe duke e mbyllur sfidën me 41 pikë dhe 8 rebound. Për Magic, shkëlqeu malazezi Nikola Vuqeviq me 20 pikë, 8 topa në tabelë dhe 7 asistime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar një rezolutë e cila është…