Klinsmanni paralajmëron: Ruhuni nga Gnabry dhe Sane

21 nëntor 08:41

Sipas ish-trajnerit të ekipit kombëtar gjerman, Jurgen Klinsmann, anësorët e Gjermanisë, Serge Gnabry dhe Leroy Sane, do t’i “shkatërrojnë” mbrojtjet e ekipeve kundërshtare.

Anësori i djathtë Gnabry shënoi het-trik në fitoren e Gjermanisë 6:1 kundër Irlandës Veriore të martën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, duke e ngritur në 13 numrin e golave për kombëtaren në kaq ndeshje të luajtura.

Sane është i lënduar pas dëmtoi gjurin në një ndeshje të Manchester City në gusht. Meqë Sane nuk pritet të kthehet deri në mars dhe mbetet në dyshim për Kampionatin Evropian 2020, Klinsmann thotë se mezi pret t’i shohë duke e krijuar një dyshe që do t’i frikësojë kundërshtarët.

“Serge Gnabry po kalon nëpër një sezon të madh. E kemi edhe Leroy Sane. Këto dy forca të mëdha sulmuese do ta ‘shkatërrojnë’ çdokënd”, tha Klinsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka…