Klopp: Rëndësi kishte kualifikimi

25 janar 2024 | 12:00

Liverpooli siguroi kualifikimin për në finalen e Carabao Cup, pas barazimit me rezultat 1-1 me Fulhamin në gjysmëfinale. Skuadra e “Reds” pat fituar 2-1 ndeshjen e parë, ndaj do të luajë për trofeun e parë sezonal, ku përballë do të ketë Chelsea.

“Është fantastike. Ne kemi përvojën në këtë turne dhe e dimë se çfarë të presim. Do të përballemi përsëri me Chelsean, një histori e bukur kjo mes këtyre dy klubeve”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Ishte e vështirë, ata e donin finalen, por e vetmja gjë që ka rëndësi është se ne e kemi kaluar këtë pengesë. Të rinjtë kanë qenë të jashtëzakonshëm. Jam lumturuar pa masë kur pashë reagimin e tyre në dhomën e zhveshjes”, ka shtuar Klopp. “Ata janë të gjithë të jashtëzakonshëm dhe të gjithë punuan jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk ishte nata për të shkëlqyer, kjo ishte nata për t’u kualifikuar në një finale. Ne duhej të provonim dhe ne e bëmë”, u shpreh trajneri gjerman.

Në lidhje me finalen që do të luajnë ndaj Chelsea, Klopp ka deklaruar: “Duhet të jemi të fokusuar në të gjitha ndeshjet e tjera para kësaj finaleje dhe kjo është ajo që do të bëjmë. Deri tani gjithçka është e përkryer. ‘Wembley’ është një vend i veçantë dhe jam i lumtur që të gjithë mund ta kenë atë përvojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lord Stuart Peach, i dërguar special i Britanisë së Madhe…