Kloppi: Atë që bëra me Shaqirin e bëj shumë rrallë

25 shtator 2018 | 10:27

Jurgen Kloppi ka zbuluar se çfarë bëri për Xherdan Shaqirin pasi e zëvendësoi në pushimin e pjesës së parë ndaj Southamptonit.

Anësori nga Kosova e filloi ndeshjen e tij të parë si startues me Liverpoolin në Ligën Premiere dhe arriti të bëjë një paraqitje fantastike. Ai ishte pjesëmarrës në dy golat e parë të Liverpoolit por, pavarësisht prej kësaj, Jurgen Klopp e zëvendësoi.

“Për të qenë i sinqertë, nuk ishte e lehtë. Ndonjëherë është puna ime ta jap lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë”, ka thënë Kloppi. “Kjo ishte ajo që ndodhi në pjesën e parë. Ai është një djalë fantastik, ia shpjegova situatën dhe nuk ka ndonjë problem. Zakonisht nuk i shpjegoj zëvendësimet, por mendova se kësaj radhe është e arsyeshme. Është diçka e mirë që e kemi atë, gjuajta e lirë ishte diçka e madhe. Si lojtar i ri zakonisht ke vështirësi, por ai jo. Ai ka provuar gjithçka. I vetmi problem ishte mbrojtja. Sulmi ishte mirë, por mendova se duhet të bënim më shumë në mbrojtje. Ai bëri mirë dhe më pëlqeu”, ka shtuar Kloppi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Këshillit Inicues "Adem Demaçi në Shtatore",  në Nju…