Klubet arabe në garë për De Bruyne, City kërkon 60 milionë euro  

01 nëntor 2023 | 12:15

Kevin De Bruyne mund të largohet nga Manchester City pas tetë viteve qëndrim në “Etihad Stadium”. 32-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2025, por ai mund të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë qysh në afatin kalimtar dimëror.

Skuadra arabe Al Nassr ka shprehur interesim të madh për të, derisa “Football Insider” ka raportuar se City i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Te City janë pajtuar me largimin e De Bruyne shkaku i gjendjes së tij fizike dhe do ta lënë të lirë në janar nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove. Jo vetëm Al Nassr, por interesim për të kanë shprehur edhe skuadra tjera si Al-Hilal dhe Al-Ettifaq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë në disa media është publikuar draft-statuti…