Klubi francez interesohet për Brojën

11 dhjetor 2023 | 14:28

Sulmuesi Armand Broja është rikthyer nga lëndimi, por ende nuk po arrin të gjë formën më të mirë.

Trajneri Pochettino po i jep minuta të rëndësishme javë pas javë, ndërsa ndaj Evertonit e hodhi në fushë si titullar. Për fat të keq, “bomberi” kuqezi nuk e shfrytëzoi si duhet këtë mundësi duke mos dhuruar një paraqitje pozitive. Siç ndodh shpesh këtë periudhë, pas çdo ndeshje ka një version të ri në lidhje me Brojën.

Mediet angleze shkruajnë se Broja mund të lihet i lirë në janar, por vetëm në formë huazimi. Risia këtë herë është se pas ekipeve në Angli dhe Itali, emri i Brojës lakohet për një transferim në Francë, tek ekipi i Strasburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbuloni shifrën marramendëse të pasurisë së paluajtshme Që pas vdekjes…