Klubi i Prodhuesve për helmimin e komisionarëve: Fajtorët duhet të dënohen

14 tetor 2019 | 17:04

Klubi i Prodhuesve ka reaguar ndaj helmimit të rreth 26 zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me fletëvotimet e ardhura nga Serbia.

Në një komunikatë për media, Klubi i Prodhuesve rastin në fjalë e ka konsideruar vepër të rëndë, për çka ka kërkuar dënimin e fajtorëve. “Ky akt në radhë të parë shkel rëndë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por çka është më e rëndësishmja ky helmim është vetëm vazhdim i agresionit serb ndër vite, me helmimet masive të studentëve kosovar, por edhe “helmimet” e vazhdueshme që Serbia ka bërë me produktet e tyre për tregun e Kosovës. Me vite të tëra Serbia ka eksportuar produkte të cilat kanë mundur lehtësisht të kenë përmbajtje të tillë si ajo e ditës së djeshme. Kjo situatë nuk dallon asgjë nga ngjarjet e viteve të kaluara, por edhe tregon që qëllimet agresive të Serbisë mbeten gjithmonë të njëjta”, është thënë në reagim, duke u shtuar se Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit dhe moslejim të skenarëve të ngjashëm të ndodhin përsëri. “Kërkojm edhe një herë që produktet e Serbisë të bojkotohen plotësisht nga qytetari i Kosovës”, thuhet në reagimin e Klubit të Prodhuesve.

 

/Epoka  e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa nisur sezoni 2019-2020 vjen dëmtimi i parë për…