Probleme për Lakersat, lëndohet Anthony Davis

14 tetor 2019 | 17:03

Ende pa nisur sezoni 2019-2020 vjen dëmtimi i parë për skuadrën e Lakers, një nga favoritet për titullin kampion në NBA.

Basketbollisti Anthony Davis, i ardhur këtë verë, është dëmtuar në kyçin e dorës së djathtë. Dëmtimi erdhi në miqësoren që Lakers luajtën ndaj Brooklyn (skuadra e Nets fitoi 91-77). Davis e la në mes ndeshjen, ende pa u mbyllur pjesa e parë. Nuk dihet se sa kohë Anthony Davis do të qëndrojë jashtë fushave edhe pse rezonanca tregoi së dëmtimi nuk është i rëndë. Bëhet fjalë për një ndrydhje të shkallës së parë, duke evituar këputje të ligamenteve. Gjithsesi, ende nuk dihet nëse ylli i Lakers dhe NBA-së do të jetë në fushë për ndeshjen e parë sezonale, derbin e Los Angelosit, ndaj Clippers.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si sot 5 vite më parë, më 14 tetor të…