KMDLNj: Mirosllav Lajçak po nxitë luftë në Kosovë

16 tetor 2020 | 14:46

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) deklaratat e Miroslav Laçakut për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës i ka cilësuar se luftënxitëse.

Përmes një reagimi për medie, ky këshill ka vlerësuar se i dërguari i BE-së për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shumë herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë.

“Në kohën kur flitej se pikërisht proserbi Lajçak do të ishte i propozuari i BE-së për këtë hasi në kundërshtim të plotë të Kosovës ky hermafrodit politik dhe moral i zbuti qëndrimet derisa e forcoi pozitën brenda BE-së. Kur amerikanët kërkuan dinamizim të procesit negociator, Miroslav Lajçak i përshpejtonte hapat për ta marrë rolin kryesor. Ishte shumë aktiv në mbrojtje të një gjykate raciste, Gjykata Speciale kurse shumë indeferent ndaj përgjegjësisë për krime lufte që i bëri Serbia në Kosovë dhe as që reagoi kur nga personalitetet politike dhe publike serbe u bë e ditur se autoritetet më të larta të Serbisë kanë kërkuar që varrezat masive në Serbi ku janë ekzekutuar shqiptarët nga Kosova të mbahen në fshehtësi”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Sipas këtij këshilli, zyrtari i BE-së po i ndërron fjalët për asociacionin.

“Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Miroslav Lajçak nuk tregoi pse kosovarëve po iu mohohet liberalizimi i vizave por u angazhua që të formohet Asociacioni i Serbisë në Kosovë me kompetenca ekzekutive. Ne fillim heshtur tha se duhet te merret parasysh Kushtetuta e Kosovës kurse, ditën kur u nis për Beograd tha se nuk ka Marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa formimin e Asociacionit sipas kërkesës së kriminelit të luftës, Aleksandar Vuçiq. Kur u afrua Beogradit, e shfaqi tërë paturpësinë dhe dyfytyrësinë morale dhe politike duke deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është libër dhe se ajo duhet të ndryshohet që të formohet Asociacioni”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së, duke shtuar se zyrtari i BE-së nuk po është i drejt me Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur…