KMDLNj: Nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike

14 shkurt 2018 | 10:27

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka thënë se nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike, duke iu referuar grevës një orëshe që është paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar Arsmit, Shkencës dhe Kulturës.

“Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës bëri kërkesë që të gjithë nxënësit e shkollave t’i bashkangjiten grevës së shpallur nga kjo sindikatë duke refuzuar të shkojnë në orën e parë të mësimit me datë 14 shkurt 2018”, thuhet në njoftimin për media të KMDLNj-së.

“Nëse kërkesa e SBASHK nuk do të përfillej nga institucionet e Kosovës atëherë paralajmërojnë ta përshkallëzojnë grevën me datë 20 shkurt 2018”.

“Keqpërdorimi i fëmijëve (nxënësve) për arritje të qëllimit të grevës nga aspekti i të drejtave të njeriut është i dëmshëm dhe i papranueshëm aq më parë që shumica e nxënësve as që e kanë mbërri moshën madhore për marrje të vendimeve në mënyrë të përgjegjshme”.

“KMDLNj përkrah të drejtën e çdo veprimi sindikalist që është në kuadër të të drejtave dhe përgjegjësive të SBASHK-ut por e kundërshton këtë mënyrë të veprimit e që është e ndaluar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e organizimit dhe veprimit sindikalist andaj kërkon nga prindërit dhe nxënësit të mos e përfillin këtë kërkesë të SBASHK –ut por t’i vazhdojnë mësimet sipas orarit të paraparë”.

“Nëse SBASHK ka të drejtë ta ftojë anëtarësinë të bëjnë grevë atëherë nuk ka të drejtë t’i ftojë nxënësit sepse ata nuk janë anëtarë të SBASHK-ut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot dhe nesër ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë,…