Koeman: Nëse fitojmë katër ndeshjet e mbetura, jemi kampionë

07 maj 2021 | 15:11

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është i bindur se titulli ende varet nga paraqitja e tyre në katër ndeshjet e mbetura në La Liga.

Barça aktualisht renditet në pozitën e tretë me 74 pikë, aq sa Reali në pozitën e parë, derisa prin Atletico me 76 pikë.

Por, renditja në La Liga mund të ndryshojë nga ky vikend, pasi Barcelona përballe me Atleticon kurse Reali me Sevillën.

“Nëse fitojmë katër ndeshjet e mbetura, jemi kampionë”, ka thënë Koeman.

“Ndeshja me Atleticon s’do të jetë vendimtare, por po e rëndësishme. Në këto lloj ndeshjesh, duhet të jesh i përgatitur mentalisht”, ka deklaruar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…