Koeman: U lëndova nga largimi i Messit

08 shtator 2021 | 12:21

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është mërzitur së tepërmi nga largimi i Lionel Messit gjatë verës.

Strategu holandez në një intervistë të dhënë së fundmi konfirmon se e dinte që klubi kishte probleme financiare, por që shpresonte që Leo ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”.

“Unë do të jem i sinqertë, u lëndova nga largimi i Messit, si çdo tifoz katalanas. Isha absolutisht i vetëdijshëm për të gjitha problemet e klubit me ‘fair-play financiar’, por gjithmonë shpresoja se Leo do ta përfundonte karrierën e tij këtu. Ishte një fund i trishtuar, nga çdo perspektivë që ta shikoni. Pa të do të duhet të kërkojmë zgjidhje në sulm. Messi është një talent që të bën të fitosh ndeshje. Është e qartë se do të vuajmë për golat e tij”, ka deklaruar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë për media se…