Koha kur Erdogani e shëtiste Edi Ramën me Mercedes nëpër Turqi

18 janar 2022 | 08:33

Më 1 qershor të vitit 2016 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte për një vizitë zyrtare në Turqi.

Atje Rama u prit nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili për disa minuta u bë edhe shofer i Ramës.

Erdogan e Rama morën pjesë në inaugurimin e urës së katërt më të gjatë pezull në botë, e quajtur “Osman Gazi”, e cila është 2.6 kilometra e gjatë.

Ura ishte në ndërtim që prej vitit 2013. “Duhej ta kishim ndërtuar të paktën 50 vjet më parë,” tha Erdogan për urën në gjirin Izmit, njofton Klankosova.tv.

Projekti kishte  kushtuar 9 miliardë dollarë. Ajo shkurton kohën e udhëtimit nga Stambolli për në Izmir nga 9 orë në vetëm 3.5 orë.

Ndërsa dje Erdogani ishte në Shqipëri për të dhuruar çelësat e shtëpivë të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacionit Humanitar "Avni Hyseni" ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin…