KOK-u, anëtar i 121-të i FICTS

18 nëntor 2019 | 16:13

Komiteti Olimpik i Kosovës është bërë anëtar i 121-të i Federatës Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS). Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FICTS i është dërguar kryetarit të KOK-ut, Besim Hasani.

Njohja e KOK-ut në FICTS vjen pas takimit të presidentit Hasani me presidentin e FICTS, Franco Ascani, gjatë Festivalit të 37-të të FICTS “Sports Movies & TV”, që u mbajt në fund të muajit të kaluar në Milano të Italisë.

“Kryetari Hasani e ka vlerësuar lartë anëtarësimin në FICTS, i cili tani ia hap dyert edhe Kosovës, e cila që nga viti i ardhshëm do të organizojë Festivalin e Filmit Sportiv në Kosovë, ndërsa filmat më të mirë të zhanreve të ndryshme të zgjedhur në Festivalin e Kosovës nga Juria profesionale, do të marrin pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të FICTS, që do të mbahet për herë të 38 në Milano të Italisë, në nëntorin e vitit 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princesha e Kamboxhias, Norodom Bopha Devi, e cila më parë…