KOK-u: Kosovë, urime ushtria!

14 dhjetor 2018 | 15:36

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) uron gjithë sportistët e Kosovës për vendimin historik të marrë sot në Kuvendin e Kosovës me rastin e themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës me shumicë absolute miratoi pakon ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Si çdo qytetar tjetër i vendit tonë, edhe institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës i gëzohet formimit të ushtrisë së Kosovës, si pjesë e procesit të shtetëndërtimit të Kosovës. KOK shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e pakufishme për të gjithë ata që u sakrifikuan për këtë ditë historike për vendin tonë”, thuhet në urimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tregtare “Plus…