
KOK-u kthen futbollin në kategorinë A
31 janar
15:53
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar sot kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe të trajnerëve për vitin 2023. Shtëpia e sportit kosovar i ka ngritur më së larti në këtë renditje sportin e xhudos dhe të futbollit në Kategorinë A.
Në fakt, futbolli është ngritur nga vendi i gjashtë në krye. “Me rekomandim të komisionit përkatës dhe miratim të Bordit Ekzekutiv, Federata me dy medalje të arta olimpike, ajo e xhudos, dhe federata më masive në vend, ajo e futbollit, janë rekomanduar me maksimumin e pikëve, 100.
Kategorisë A i është shtuar boksi”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës. Në kategorinë A janë edhe federatat e hendbollit, volejbollit, basketbollit, karatesë dhe boksit.