Kolo Muani: Ëndërr të luaj për Bayernin

31 janar 2023 | 12:14

Ecuria pozitive e Eintracht Frankfurtit në Bundesligë nuk ka se si të mos i atribuohet sulmuesit Randal Kolo Muani.

Francezi po shijon sezonin më të mirë në karrierën e tij. Ai është përfshirë në 19 konkretizime në 17 takime në ligën gjermane (7 gola dhe 12 asistime). Së fundmi, 24-vjeçari ka folur mbi golin e fundit dhe admirimin ndaj Bayernit.

“Ishte ndjesi e bukur të shënoja në një stadium fantastik si ai i Bayernit. Ata e kthyen takimin në arenë spektakli. Do të ishte ëndërr të luaja një ditë me ngjyrat e tyre. Megjithëse dua të gëzoj formën e mirë që po përjetojë me Frankfurtin. Këtu kam mësuar shumë gjera dhe jam i bindur se ende cikli im me ta nuk ka përfunduar. Mbyllja e sezonit mes më të mirëve të Bundesligës mbetet objektivi madhor”, ka thënë Kolo Muani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomatii Kosovës dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë…