Komandanti i FSK-së takohet me Ramën, ja për çfarë biseduan

30 qershor 2022 | 15:40

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim  Jashari, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Fillimisht, Jashari e ka njoftuar kryetarin Rama për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen.

Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta janë fokusuar rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.

Ndër të tjera, kryetari Rama e falënderoi gjenerallejtënant Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht janë pajtuar për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë nisur homazhet për nderim të jetës dhe veprës së…