Kombëtarja U-19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Slloveni

29 korrik 2018 | 17:53

Kombëtarja e Kosovës U-19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër kombëtares së kësaj grupmoshe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndeshjet do të zhvillohen në Slloveni, më 6 dhe 8 gusht. Grumbullimi i futbollistëve të Kombëtares U-19 do të bëhet më 2 gusht, në orën 16.00, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi për këto dy ndeshje miqësore ka ftuar këta futbollistë: Flamur Gashi, Laurit Behluli, Art Maloku, Bernard Kastrati, Leonit Vitija, Albin Kapra, Ilir Krasniqi, Muhamet Hyseni, Endrit Demolli, Enbia Shehu, Albin Krasniqi, Alban Shabani, Albion Pllana, Maxi Rugova, Gentrit Limani, Altrim Pajaziti, Loti Celina, Kreshnik Krasniqi, Enis Kavkazi, Leutrim Reka, Alban Kadrija dhe Gentrit Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërprerja pa paralajmërim e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it,…