Komisioni ad-hoc shqyrton listën me 17 kandidatë për anëtarë të Bordit të RTK-së

15 shkurt 2024 | 14:42

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), ka shqyrtuar listën me 17 kandidatë, gjashtë prej të cilëve janë nga radhët e komunitetit serb.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se kandidatët duhet të përfaqësojnë vetëm interesin publik.

“Mendoj që ligji edhe normal duhet të respektohen, një prej pikave është që anëtarët nuk përfaqësojnë asnjë interes përveç atij të publikut”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së tha se ka pasur anëtar të VV-së që janë zgjedhur anëtar të Bordit herën e fundit.

“Ka pasur një vlerësim para disa kohësh, është e vërtetë që ka pasur edhe persona me 1sh por ju e keni identifikuar si VV, ka pas edhe një tjetër por ai s’ka pasur një por nuk ju ka rënë në sy se s’ka qenë në interes të Dejona Mihalit. Me 360 punëtorë kanë nënshkrua peticion për shkarkim, a është e vërtetë qe e kanë zgjedh anëtarin e kryesisë, militantë të VV-së”, tha Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU) i ka reaguar zëvendëskryeministrit…