Komisioni Disiplinor i’a kthen pikët Besës

21 shkurt 2020 | 23:53

Besa e nis me tre pikë ende pa filluar stinorin pranveror. Në fakt pejanët rikthejnë tre pikët e marra nga Komisioni Disiplinor në stinorin vjeshtor të kampionatit.

Komisioni Disiplinor i ka hequr pezullimin e pikëve dhe i’a ka rikthyer pejanëve ato në pronësi.

Besa e kishte pësuar nga KD pasi disa nga ish-futbollistët e kishin paraqitur në FFK për arsye të mos dhënies së disa prej pagave të parapara në kontratë.

Tashmë me këto tre pikë, Besa thellon avantazhin ndaj përcjellësit të parë Arbërisë me pesë pikë.

Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror Besa do të përballet me Vitinë në “Shahin Haxhiislami”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi i dhuroi 1 milion euro Shqipërisë dhe premtoi projektin…