Dhuroi një milion euro pas tërmetit, Pacolli thotë se po pret planin urban për të nisur ndërtimet

21 shkurt 23:48

Pasi i dhuroi 1 milion euro Shqipërisë dhe premtoi projektin e banesave në Thumanë si dhe ndërtimin e një pallati me 45 banesa në Krujë familja e Behgjet Pacollit ka reaguar për projektet dhe arsyet pse ato ende nuk kanë filluar.

Një zëdhënës i familjes Pacolli bën të ditur për ‘BalkanWeb’ se Behgjet Pacolli është interesuar vazhdimisht tek autoritetet më të larta shqiptare, dhe ato e kanë sqaruar se është më mirë që të punohet me një kornizë të vetme të planifikimit urban sesa me projekte specifike, ndërsa theksoi projekti është për shtëpitë, është hartuar menjëherë, vetëm dy jave pas tërmetit shkatërrimtar.

‘Në fakt, Autoritetet shqiptare informuan Pacollin se punimet mund të fillonin vetëm pas përfundimit të planit hapësinor që ishte kontraktuar në Itali.  Duke ditur vëllimin e punës dhe ritmin e ekzekutimit të kompanisë italiane, Pacolli kishte shprehur shqetësimin se mund të rezultojnë  vonesa të patolerueshme. Pacolli u rekomandua nga autoritetet që të prisnin derisa të përfundojë planin urbanistik.  Ai nuk pat dhe nuk ka të ndalur të kontaktuarit autoritetet shqiptare, ministrat e përfshirë në këtë çështje, kryeministrin Rama, kryebashkiakun etj për të dhënë kontributin e tij në punë dhe në natyrë.  Ky kontribut është edhe më i lartë se vlera e deklaruar prej 1 milion euro’- u shpreh zëdhënësi i familjes Pacolli.

Nisur dhe nga sulmet në adresë të familjes, zyrtarisht nga familja Pacolli thuhet se është kërkuar vazhdimisht fillimi i punimeve dhe ende është në pritje që të marrë dritën jeshile nga autoritetet shqiptare.

Familja Pacolli është e përgatitur, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të përfunduar këtë dhurim që do i shërbejë dhjetëra familjeve të cilat kanë ngelur pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘Familja Pacolli është ende në pritje të përfundimit të këtij plani dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare çdo ditë për ta marrë dritën jeshile për të realizuar projektin në Thumanë. Janë të shumta letrat drejtuar autoriteteve në të cilat ai kërkon fillimin e punimeve.

Pacolli ka bërë të gjitha përgatitjet, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të kryer  këtë dhurim.  Shpresojmë që ky ngërç të ketë mbaruar, autoritetet të mundësojnë fillimin e punës në Thumanë’ – përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri në BlicInterview ka komentuar ndryshimet…