Visar Ymeri, Kurtit: Arsyeja e ndryshimit veç pse je kryeministër është e gabuar

21 shkurt 2020 | 22:50

Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri në BlicInterview ka komentuar ndryshimet e Albin Kurtit që nga ardhja në krye të qeverisë.

Ai thotë se tash nuk e njeh Kurtin dhe nuk e di se cili ka ndryshuar.

‘’Gjatë këtij rrugëtimi politik kam pa që ka ndryshim te Albini. Unë pyes se cili Albin. Ablini i VV-së apo kryeministri?. Arsyeja e ndryshimit vec pse je kryeministër është e gabuar. Kjo i bjen braktisje e një trashëgimie të pasur e të bujshme që e ka pas VV. Ka ndryshime substanciale. Në njërën anë ka ndryshim të Albinit si Kryeministër prej cka ka thënë Albini për institucionin se si udhëhiqet institucioni publik. Tash kur përgjigja e Albinit se a ka ndryshu pse është bërë kryeministër më shumë kam pa ndrysihm të personit sesa të politikave.

Ka ndryshuar karshi dialogut, flamurit, orientimit madhor të Republikës së Kosovës’’, tha Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abelard Tahiri, deputet i PDK-së sonte në Argument Plus ka…