Komisioni i themeluar nga Faton Peci vë në shënjestër edhe Selinë e AAK-së!

11 tetor 2022 | 11:56

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se para disa muajsh ka kërkuar themelimin e një Komisioni që adreson vërejtjet e vazhdueshme gati një dekadëshe të Auditorit të Përgjithshëm rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka publikuar disa fotografi të objekteve. Njëra prej tyre ishte edhe Selia Qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline

“Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave. Është e pa-pranueshme se si para syve të institucioneve qendrore e lokale, ne zemër të Prishtinës, në Ulpianë ështe zhvatur prona e Ministrisë së Bujqësisë duke u lejuar apo duke mbyllur sytë karshi:

Ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pasojë nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri i Qeverisë Kurti kishte deklaruar kohë më parë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e paguan vetëm dy euro metrin katror, për objektin e selisë qendrore të partisë e që është pronë e ministrisë që ai drejton.

Ai kishte thënë se ky subjekt politik madje nuk e ka paguar qiranë në gjashtë muajt e fundit. “Nuk mundet që një objekt në qendër të Prishtinës, në Ulpianë me e pas 2 euro për metër katror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, i është drejtuar…