Bogujevci i drejtohet asamblesë së Këshillit të Evropës: S’kemi të ardhme tjetër, përveç asaj evropiane

11 tetor 2022 | 11:47

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, i është drejtuar Asmablesë së Këshillit të Evropës.

Ky është fjalimi i parë historik, ku Kosova përveç pjesëmarrjes ka pasur edhe të drejtën për fjalë.

Ajo ka thënë se Kosova është demokracia më e gjallë në Ballkanin Perëndimor.

“Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka përfunduar shumë moti. Si Kosovë, jemi Evropë dhe nuk kemi të ardhme tjetër përveç të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Bogujevci ndër të tjera.

Më tej ajo ka përmendur se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës në Kosovë, duke shprehur kështu mbështetjen për Ukrainën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 10 tetor rreth orës 18:00, Stacioni Policor Klinë, ka…