Komisioni i Konkurrencës nis hetime ndaj IPKO-s (Dokument)

10 janar 2018 | 13:07

Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka nisur procedurë hetimore ndaj operatorit IPKO lidhur me një marrëveshje të dyshimtë që kjo e fundit ka me Digit Alb.

Rastin në institucionin e konkurrencës e ka ngritur Telekomi i Kosovës, ndërsa hetimet pritet të zhvillohen mbi dyshimet për prishje të konkurrencës në treg, shkruan Gazeta Fjala.

“Sot në mbledhjen e radhës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, u vendos për fillimin e procedurës hetimore kundër IPKO Komunikimet dhe Digit Alb SH.A”, thuhet në një komunikatë për media të Komisionit të Konkurrencës.

Dyshimet fillestare janë se përmes kësaj marrëveshje po ndikohet negativisht mbi konkurrencën në treg.

“Autoriteti duke pasur parasysh kërkesën e Telekomit të Kosovës, SH.A me seli ne Prishtinë – Dardania p.n, me Nr.Prot.298/15-01 Datë:10.03.2017, të bëjë vlerësimin ex-post të objektit të Marrëveshjes Ekskluzive e lidhur ndërmjet operatorëve ekonomik Ipko Komunikimet me Digit Alb, SH.A në mënyrë që të analizohet nëse ka ndikim mbi konkurrencën në treg”, thuhet tutje në njoftimin e KKK-së. /Gazeta Fjala/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjaft i zoti në matematikë, sfidon dhe temperaturat disa gradë…