Komisioni Parlamentar për Shëndetësi viziton ShSKUK-në

30 shtator 2020 | 15:06

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, për t’u njoftuar nga afër lidhur me punën e këtij institucioni, në veçanti lidhur me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19 si dhe menaxhimin e Pandemisë në përgjithësi.

Gjatë takimit, deputetët u pritën nga ushtruesi i drejtorit tw përgjithshëm tw ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

Drejtori Krasniqi, njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për aktivitetet e kryera gjatë kësaj kohe, me fokusim në menaxhimin e pandemisë Covid-19, dhe i njoftoi për planet konkrete për përgatitjet në përballimin e një vale tjetër të mundshme të pandemisë

Ai ka njoftuar anëtarët e Komisionit për rikthimin e shërbimeve specialistike dhe shërbimeve tjera, e po ashtu, edhe për planet dhe projektet tjera, në veçanti kërkoi përkrahjen e komisionit për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, me buxhet dhe staf shtesë.

Në të njëjtën kohë, drejtori Krasniqi, informoi anëtarët e Komisionit dhe kërkoi mbështetje për projektin e IVF-it, dhe legjislacionit për transplantim të indeve dhe organeve.

Anëtarët e komisionit shprehen vlerësimin e tyre dhe falënderuan menaxhmentin e ShSKUK për menaxhimin e pandemisë dhe ofruan mbështetjen e tyre të vazhduar.

Pas informatave dhe kërkesave që u drejtuan nga Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së, deputetët e këtij komisioni shprehen gatishmëri për të mbështetur institucionet shëndetësore në çdo situatë, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…