Komisioni për Legjislacion i jep dritën e gjelbër dy kandidateve për Presidente, Haxhiu thirrje opozitës të marr pjesë në seancë

27 prill 2026 | 21:36

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatet Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente.

Nënkryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, tha se mund të procedohet me votim.

“Komisioni konstaton unanimisht se znj.Feride Rushiti dhe znj.Hatixhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente dhe mund të procedohet me votimin”, tha Qorolli.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu sërish i bëri thirrje opozitës që të jetë në sallë.

“Edhe njëherë e ftoj opozitën të jetë e pranishme në këtë seancë sipas obligimeve kushtetuese”, tha Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së…