Kompania “Agro Albi” po punon në rritjen e kapaciteteve prodhuese

30 gusht 2023 | 16:11

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në kuadër të vizitave të rregullta që po bën tek bizneset ferizajase, ka vizituar kompaninë “Agro Albi” në Ferizaj me ç’rast është pritur nga drejtori i saj Hivzi Demiri.

Ky biznes ka një histori të traditës shumë vjeçare në prodhimin e mëlmesavë të shumta si dhe eksportin e produkteve të ndryshme në Evropë e veçanërisht në vendet e rajonit.

E përmirësuar me teknologji dhe e drejtuar nga ekipi i përkushtuar “Agro Albi”, po shënon një rritje të vazhdueshme në kapacitetet prodhuese.

Në këtë vizitë, drejtori Derguti, është njoftuar nga afër me fazën e prodhimit dhe paketimin e mëlmesavë dhe produkteve të tjera, sidomos me game të shijeve dhe përzierjeve të përbërësve unikë.

Në këtë takimi drejtori i kompanisë “Agro Albi” Hivzi Demiri dhe drejtori Derguti, ndanë mendime dhe ide rreth sfidave dhe mundësive që kanë përpara.

Vizita të këtij lloji të drejtorit Derguti pritet të bëhen edhe në biznese të ndryshme ku pritet të ndërtohen ura të frytshme për rritjen ekonomike dhe turizmin, duke thelluar lidhjet ndërmjet bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim…