Kompania kineze “Alibaba” gjobitet miliarda dollarë

11 prill 00:28

Kompania kineze e shitjeve online “Alibaba” është gjobitur me 2.8 miliardë dollarë me arsyen se ka shkelur ligjin kundër monopolit.

Në një deklaratë nga Autoriteti Rregullator Shtetëror i Tregut (SAMR) në Kinë thuhet “Alibaba” ka kufizuar konkurrencën dhe ka keqpërdorur pozicionin dominues në treg duke penguar lëvizjen e lirë të mallrave, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

SAMR më 12 mars me arsyen se kanë shkelur ligjin kundër monopolit njoftoi gjobitjen me nga 77 mijë dollarë të 12 kompanive, përfshirë edhe Tencent, motorin kinez të kërkimit Baidu Inc, Didi Mobility dhe Softbank.

Kina më 8 shkurt vendosi në zbatim rregulloret e reja për të parandaluar praktikat monopolizuese të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxherja e një mense në një shkollë në SHBA, filloi…