Kompania “Kurtilin” nga Kroacia së shpejti do të nis investimin në Kosovë

17 prill 2019 | 15:15

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë me dije të mërkurën se pas vizitës që ka pasur në Kroaci, investitori kroat Igor Sustiç nga kompania “Kurtilin” që bën prodhimin e agregateve të betonit do të nis së shpejti investimin në Kosovë.

“Kjo është edhe një dëshmi që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vazhdon të krijojë zona ekonomike me të gjithë infrastrukturën përcjellëse për t’iu ofruar kushte sa më të mira bizneseve që janë të interesuara të punojnë në Kosovë”, ka thënë ministri Shala.

Ai ka theksuar se janë duke punuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes për t’i harmonizuar politikat e investimeve me standardet evropiane, në mënyrë që ato t’u shërbejnë investitorëve në mënyrë më efikase.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit pas fitores në derbin e Premier Ligës…