Kompensohen 56 të dëmtuar nga vërshimet e fundit në Malishevë

08 qershor 2021 | 14:45

Komuna e Malishevës sot ka bërë ekzekutimin e mjetet të ndara nga ana e Qeverisë së vendit, për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 ekonomi familjare.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, Valon Mazreku, e ka bërë këtë njoftim, pas konfirmimit të marrë nga niveli qendrorë, se janë kompensuar 56 të dëmtuar në ekonomitë familjare, gjatë vërshimeve të fundit, dhe shuma totale e kompensimit është 59 mijë euro.

“Përndryshe, nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro”, është thënë në njoftimin e komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka bërë të ditur…