Komuna e Deçanit pastron disa deponi me mbeturina

16 gusht 2019 | 17:57

Komuna e Deçanit ka bërë me dije se ka pastruar disa deponi me mbeturina në territorin e kësaj komune. Me këtë rast, kjo komunë ka kërkuar nga qytetarët ta mbajnë ambientin të pastër.

“Të nderuar qytetarë, ju kujtojmë se deponitë në ‘Podin e Gështenjave’ në ‘Rrugën e UÇK-së’ në Deçan, në Llukë të Epërme dhe deponia në më të mes fshatit Lumbardhë dhe Broliq, janë pastruar. Në mënyrë që këto vende të mbesin të pastra, ju lusim që tani e tutje të keni më shumë kujdes. Ne si institucion në vazhdimësi po bëjmë përpjekje që ta mbajmë ambientin e pastër andaj edhe kontributi juaj do të jetë shumë i vlefshëm duke hedhur mbeturinat në vendin e duhur. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në listat zgjedhore të partive politike në zgjedhjet parlamentare që…