Komuna e Deçanit zgjidh problemin me menaxhimin e mbeturinave të amvisërive

13 dhjetor 2019 | 15:46

Komuna e Deçanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Shpëtim dhe Kompania Komunale “Higjiena” në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-I gjerman dhe me organizatën joqeveritare në Kosovë, Green Art Center-Prishtina (GAC) ne kuadër të projektit për Shërbime të Qëndrueshme Komunale, kanë finalizuar të gjitha përgatitjet për nisjen e operimit në grumbullimin e mbeturinave të amvisërisë në komplet territorin e Komunës së Deçanit.

Sipas planit dinamik të zhvilluar,sipas zyrtarëve prej komunës dhe kompanisë komunale, gjatë muajit nëntor janë përfunduar të gjitha aktivitetet për sa i përket informimit qytetar dhe regjistrimit të të gjithë klientëve në këtë komunë dhe shtrirja e shërbimit ka vijuar gradualisht në mbi 70 për qind në muajin nëntor dhe 100 për qind gjatë muajit dhjetor.

Njëherësh përmes punës intensive të grupeve punuese në terren janë përfunduar të gjitha aktivitetet përcjellëse për të shtrirë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave në të gjithë territorin komunal, ku pritet që 13 fshatrat e mbetur të përfshihen në shërbim prej javës së ardhshme.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar se tashmë kjo komunë ka bërë të gjitha parapërgatitjet dhe investimet e nevojshme për kompaninë komunale dhe është e gatshme për të përmbyllur me sukses kapitullin e ofrimit të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave për të gjithë banorët e Komunës së Deçanit, me qëllim ndryshimin e pamjes mjedisore në këtë komunë.

Ai ka falënderuar banorët e Deçanit për bashkëpunimin në këtë reformë ambicioze për këtë komunë.

Përfaqësuesja e GAC-it, Beu-Mucaj ka thënë se zbatimi i reformave në menaxhimin e mbeturinave komunale, prej anës së Komunës së Deçanit jep shembullin më të mirë që ka ardhur koha për të zgjidhur çështjen e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal duke ndërruare veprime konkrete që krijojnë parakushte për një mjedis të qëndrueshëm e më të pastër.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jurgen Klopp ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me…