Komuna e Ferizajt angazhohet në mbrojtje të pyjeve nga prerja ilegale

29 gusht 2019 | 15:23

Mbrojtja e pyjeve nga dëmtuesit në territorin e Ferizajt tashmë po merr dimension të ri, më efektiv dhe me shtrirje më të gjerë. Kjo si rrjedhojë e zbatimit të obligimeve në mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj dhe Policisë së Kosovës, Stacionit Policor në Ferizaj me njësitet e tij dhe me mbështetjen nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në kuadër të Strategjisë Nacionale të Mbrojtjes së Ambientit dhe Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2019”.

Për këtë në malet e Jezercit, Policia e Kosovës në patrullimet e befasishme ka kapur në flagrancë disa nga prerësit ilegal të pyjeve me ç’rast ka arrestuar këta të fundit duke i proceduar para organeve të drejtësisë.

Drejtimit të këtij operacioni të gjerë i ka paraprirë formimi i grupeve të përbashkëta në mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast ka rezultuar me paraqitjen e qindra rasteve të prerjes ilegale të pyjeve në territorin e Ferizajt.

Ky aksion do të vijoj deri në reduktimin drastik të këtij fenomeni shkatërrimtar me pasoja të parikuperueshme për mjedisin, për çka janë mobilizuar edhe akterët kryesor të kësaj fushe.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…